LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Nxënësit shqiptarë në kushte shkollore mesjetare

Lëvizja BESA: Nxënësit shqiptarë në kushte shkollore mesjetare

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Lëvizja Besa, ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit për shkak të kushteve jo të mira për arsim në Komunën e Dollnenit.

‘Përderisa në shkollat e komunave të tjera bisedohet për bibliotekat dhe garat e nxënësve në fushat e ndryshme të diturisë, në Komunën e Dollnenit nxënësit shqiptarë përballen me probleme elementare. Siç dihet, vitin e kaluar, gjatë sezonit të dimrit, këta nxënës procesin arsimor e ndiqnin pa ngrohje, ndërsa për fat të keq edhe këtë vit shkollor e fillojnë pa dritë nëpër klasat dhe hapësirat e shkollës, ngase shkollat janë të shkyçura nga rrjeti elektrik.

Nisur nga kjo, i ftojmë organet përgjegjëse të Komunës të merren me problemet e ardhmërisë / nxënësve nëpër shkollat shqipe dhe mjetet e dedikuara të mos harxhohen nëpër ahengje dhe tubime partiake. Po ashtu i bëjmë thirrje edhe ministrit të Arsimit që t’ia bëjë një vizitë këtij rajoni dhe të shohë se në çfarë kushte të mjerueshme mësojnë nxënësit shqiptarë. Këtu rikujtojmë se, në kohën që BESA do të jetë në pushtet, arsimi shqip do të jetë ndër detyrat parësore qeveritare’, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori