Leverkuseni po i kërkon Bayernit të paguajë për Tah pavarësisht skadimit të kontratës
Bayern Munich dëshiron të nënshkruajë tani me Jonathan Tah, por Bayer Leverkuseni po refuzon që ta lejojë mbrojtësin të largohet falas, pavarësisht se kontrata e tij do të skadojë së shpejti.
Bayerni po përpiqet të nënshkruajë me Tah menjëherë, por nuk mund ta kompletojnë blerjen e tij para skadimit të kontratës së tij në fund të qershorit.
Me Kupën e Botës për Klube në horizont dhe me lëndimet në fazën e mbrojtjes, kampioni i Bundesligas dëshiron që Tah t’iu bashkohet në kohë për garën në SHBA.
Sidoqoftë, Sport Bild ka raportuar se Leverkuseni nuk është i gatshëm ta lejojë atë të largohet falas dhe po kërkojnë një shumë simbolike për ta lënë të lirë më herët.
Faza e mbrojtjes tek Bayerni është në telashe pasi Eric Dier tashmë ka kompletuar transferimin tek Monaco, teksa Dayot Upamecano ende po rikuperohet nga një lëndim në gju.
Kim Min-jae po përballet me një sëmundje kronike, teksa Hiroki Ito do jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë pas thyerjes së kockës.
Bavarezët kanë nevojë urgjentisht për përforcime dhe tashmë kanë arritur një marrëveshje personale me Tah.
Duke ditur se Bayerni mund të përfitojë 125 milionë euro nëse shpallen fitues të Kupës së Botës për Klube, Leverkuseni po kërkon të paktën 1 milionë euro për ta liruar gjermanin më herët.
Zyrtarët e klubit Fernando Carro dhe Simon Rolfes po qëndrojnë të palëkundur në qëndrimet e tyre dhe po refuzojnë ta lejojnë të largohet pa kompensim./Telegrafi/































