Pasqyrë për letrat me vlerë, bursat, aksionet, shtëpitë e komisionarëve
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Çka janë letrat me vlerë? – Cilat lloje të letrave me vlerë ekzistojnë? – Çka është bursa? – Çka janë aksionet? – Cilat janë të drejtat e çdo aksionari? – Çka janë obligacionet? – Çka mund të bëj me letrat me vlerë të cilat i kam? – Si shiten letrat me vlerë? – Çka paraqet shërbimi Menaxhim me portfolio? – Cila është vendosja institucionale e tregut të kapitalit? – Cilat institucione e kontrollojnë punën e shtëpive ndërmjetësuese?
Çka janë letrat me vlerë?
Letrat me vlerë janë aksione të shoqërive tregtare, obligacione, instrumente të tregut të parave, aksione në fonde për investim të cilat punojnë sipas Ligjit për fonde për investim, derivateve financiare, dëftesë për letra me vlerë nga jashtë, instrumente tjera financiare të cilat sipas komisionit janë nga jashtë, ndërsa aksionet janë letra pronësie me vlerë.
Çfarë lloji të letrave me vlerë ekzistojnë?
Ekzistojnë letra kreditore me vlerë dhe letra pronësie me vlerë. Kreditore janë obligacionet, certifikatat për depozitë, ndërsa aksionet janë letra pronësie me vlerë.
Çka është bursa?
Bursa është institucion tregu, me vend të përcaktuar saktësisht ku tregtohet me material të standardizuar tregtar (kapital, para, materiale, derivateve financiare) sipas rregullave të caktuara.
Çka janë aksionet?
Aksioni është letra me vlerë e cila paraqet pjesë ideale dhe të pandashme të shoqërisë së aksioneve, gjegjësisht pronarit të aksioneve i sigurojnë pjesëmarrje proporcionale në pronën e ndërmarrjes. Përgjegjësia e pronarëve të aksioneve për pronën edhe obligimin e shoqërisë civile është e kufizuar vetëm deri në shumën e vlerës së aksioneve të tij.
Aksionet mund të jenë të thjeshta dhe parësore. Aksionet e thjeshta kanë të drejtë vote gjatë sjelljes së vendimeve për punën e ndërmarrjes, ndërsa aksionet parësore nuk kanë drejtë të votës, por kanë prioritet gjatë pagesës së dividendit. Aksioni karakterizohet me disa vlera të ndryshme. Vlera e parë është vlera e nominale e aksioneve. Vlera e dytë e aksioneve është vlera kontabël e aksioneve. Vlera e tretë e aksioneve është vlera e tyre në treg.
Cilat janë të drejtat e çdo aksionari?
E drejta e votës, e drejta për dividendë, e drejta për pjesëmarrje gjatë masës për likuidim, e drejta për trajtim të barabartë, e drejta për informim, e drejta të ketë qasje në librin e aksioneve, e drejta të ngrenë padi kundër vendimeve të kuvendit të aksionarëve.
Obligacionet
Obligacionet janë letra me vlerë me të cilat emetuesi i tyre obligohet që pronarit të letrës me vlerë në ditën e caktuar do t’ia paguajë anuitetin, gjegjësisht shumën e tërë të obligacionit nëse pagesa bëhet menjëherë.
Çka mund të bëjë me letrat me vlerë?
Sa i përket aksioneve ekzistojnë dy mundësi, t’i shitni apo t’i ruani dhe posedoni të gjitha që rrjedhin nga posedimi i aksioneve.
Si mund t’i shes letrat me vlerë që i posedoj?
Së pari duhet ta angazhoni komisionarin si ndërmjetësues tuaj në bursë. Komisionarin me kontratë e autorizon të japë urdhra për shitje në emër tuajin në tregun financiar. Komisionari juaj cakton se a jeni ju pronar i vërtetë i letrave me vlerë që duhen shitur.
Çka ndodh nëse nuk dëshironi që letrat me vlerë që i posedoni t’i shitni me çmim të caktuar?
Ju jeni aksionar, ju komisionarit i jepni urdhër për shitblerje të letrave me vlerë në bursë. Ekzistojnë më shumë lloje të urdhrave dhe secili nga ato në një mënyrë e mbron interesin tuaj gjatë tregtimit.
Nëse ekziston çmimi nën të cilin nuk dëshironi t’i shitni letrat e juaja me vlerë, atëherë me ndihmën e komisionarit tuaj do të jepni urdhër shitës duke e kufizuar në atë çmim. Në atë rast letrat tuaja me vlerë do t’i shitni vetëm me atë çmim më të lartë, assesi më të vogël se ai. Urdhrat kanë edhe kohëzgjatje prej maksimum 90 ditë.
A është e mundur që aksionet e blera nëpërmjet një shtëpie ndërmjetësuese, pastaj të shiten nëpërmjet një shtëpie tjetër ndërmjetësuese?
Po, është e mundur.
Fondet e përziera
Këto fonde janë organizata, kompani të aksioneve. Teorikisht fitimi në përqindje është nga 9 deri në 15 për qind. Është mirë të investohet deri në 5 vjet, e jo nën 5 vjet.
Fondet për aksione
Janë investime posaçërisht për blerjen e aksioneve. Te këto fonde, fitimi është nga 10 deri në 30 për qind në vit. Këto fonde janë investime të rrezikshme por edhe që paguhen shumëfish. Pasuria është e garantuar, rreziku por edhe fitimi është më i madh, gjë që e arsyeton rrezikun.
Tregtia me aksione Investimet në aksione janë të gatshme të pranojnë rrezikun e rënies së përqindjes. Kur arrijnë në ngritje të përqindjes së vlerës, të gjithë janë të lumtur, por kur ka humbje të vlerës së aksioneve, shumica janë në frikë dhe në ankth. Nuk kemi nevojë të shqetësohemi, pa marrë parasysh gjendjen momentale të humbjeve, të rënieve të aksioneve.
Në praktikë dhe nga përvoja, të rrallët janë në Bursën Botërore që kanë qenë të rrezikuara aksionet. Por këtu bëhet fjalë për bursat, posaçërisht në planin pesëvjeçar. Ka raste kur në një vit mund të jetë 100 për qind fitimi, viti tjetër mund mos ketë fitim por nuk shkon në minus, nuk mund të jetë nën zero, se përqindja e fitimit është e sigurt, është afatgjate. Me fjalë të tjera, në kohë, në pista të gjata, fitimi është i sigurt në 10 për qind.
Unë ju propozoj të investoni në fonde të aksioneve, edhe atë afatgjata në më shumë se pesë vjet. Nëse mendoni të investoni në afat të shkurtër, rreziku është ekstrem. Nëse investojmë 200 euro në muaj, do të thotë se kemi fond. Nëse llogaritet nga mosha 25 deri në moshën 64 vjeçare, në fondin tuaj të kursimeve që do t’i depononi me një kamatë prej 15 për qind, ju do të keni kursyer, do të keni një rrogë të mirë në vend të një pensioni.
Në këtë rast ju do të jeni i siguruar, familja e juaj do të trashëgojë. Nëse kamata e juaj është nga 15 për qind në vjet, ju merrni dhe shpenzoni nga 10 për qind, mbetja prej 5 për qind ju siguron investime deri në vdekje.
Nëse arrini të kurseni dhe të keni fonde, atëherë kërkoni, hulumtoni kompanitë, shtëpitë brokere (ndërmjetësuese) që janë serioze, që bëjnë kontrollin e bursës dhe ndërmjetësimin e blerjeve të letrave me vlerë dhe blerjeve të aksioneve.
Investimet i bëni në disa kompani, posaçërisht keni kujdes ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë dhe jashtë Kosove, të cilat e përcjellin bursën botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje