Qytetarët e Kosovës mund të vazhdojë t’i përdorin kodet telefonike të Monakos +377 dhe kodin e Sllovenisë +386, e jo plotësisht kodin telefonik të Republikës së Kosovës +383 nëse Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP), ua miraton një kërkesë të operatorëve Vala dhe IPKO.
Kriza financiare e cila ka kapluar Telekomin e Kosovës si dhe mundësia e rënies së të hyrave për operatorët e telefonisë mobile, mund ta shtyjnë implementimin e plotë të kodit shtetëror të Kosovës +383, cili i ishte ndarë Kosovës me 15 dhjetor 2016.
Vala por edhe IPKO kanë kërkuar nga ARKEP, që zbatimi i kodit telefonik të mos bëhet nga 31 tetor siç ishte paraparë, por të shtyhet për një fazë të më vonshme.
Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli, më 28 shtator të këtij viti, i ka dërguar një letër kryetarit të Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ku ka sqaruar se Telekomi është në gjendje të vështirë dhe nuk mund ta zbatoj kodit +383.
Ai në letrën që e ka siguruar Telegrafi, saktëson se situata në Telekom nuk ka perspektivë të përmirësimit.
“Në disa raste deri tash, Telekomi i Kosovës ka njoftuar për vështirësitë e Telekomit në Projektin e migrimit në kodin +383 dhe për angazhimin serioz për gjetjen e zgjedhjeve adekuate në arritjen e objektivave dhe kërkesave të parashtruara me planin e migrimit të ARKEP. Situata, nga rrethanat perënduara për të cilat ju kemi informuar në disa raste më herët dhe përkundër përpjekjeve maksimale, mbetët po e njëjta – pa një perspektivë të qartë sot për sot”, thekson Begolli.
Ai tregon se Telekomi nuk ka mundësi teknike për ta ndërprerë komunikimin me +377.
“Ndërprerja e Terminimit drejt 377 përkundër pamundësisë teknike për zgjedhje të plotë konform standardeve teknike, Telekomi i Kosovës ka studiuar zgjidhje alternative për këtë qëllim, të cilat i kemi shpalosur në shkresat e më hershme. Por siç kemi thënë edhe më herët, ndërlidhja me MTI dhe obligimet kontraktuale që kemi me ta dalin pengesë”, sqaron letra e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit Gent Begolli, drejtuar ARKEP-it.
Ai në letër shpjegon se Monako u ka kërkuar bashkë ekzistencën e kodeve 383 dhe 377.
Begolli ka kërkuar afate shtesë nga ARKEP për kodin +383.
“Telekomi bën me dije se nga sot është e pamundur të projektojë çfarëdo afati të nevojshëm për implementimin e kodit MCC. Ndaj kërkojmë zyrtarisht me këtë shkresë shtyrjen e afatit të dhjetorit për një kohë më të përshtatshme në të ardhmen”, thekson letra e kryeshefit të Tekomit të Kosovës, Gent Begolli.
Kurse, drejtori i IPKO-së, Robert Erzin, në një letër dërguar kryetarit të Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, të cilën e ka siguruar Telegrafi, ka thënë se nëse fillon implementimi i kodit +383, IPKO mund të jetë në vështirësi pasi do të kishe rënie të të hyrave.
“Në rast se autoriteti na obligon që kodi +386 të ndalët përfundimisht me datë 31 tetor 2018, atëherë do të rrezikoheshin të ardhurat tona, të cilat janë jetike për IPKO-në dhe do të përballeshim me zhgënjim të konsumatorëve tanë, si pasojë e mos hapjes së rangut CC-383 prej operatorëve ndërkombëtarë. Duke marrë parasysh të gjitha problemet që i përmendem më lart, data e fundit, pra 31 tetori i vitit 2018 duket një afat i pamundur për të realizuar planet tona dhe për të arritur një përqindje të kënaqshme të trafikut ndërkombëtar në hyrje”, shkruan drejtori i IPKO-S.
Erzin ka kërkuar nga ARKEP që zbatimi e kodit telefonik +383, ta shtyj deri në fund të vitit 2019.
“Prandaj, IPKO kërkon që afati i caktuar nga Autoriteti për ndaljen e kodit CC-386 për drejtimin ndërkombëtar të thirrjeve hyrëse të shtyhet”, thuhet në letrën e Robert Erzinit, drejtuar ARKEP-it.
Ndryshe zyrtarët e operatorëve VALA dhe IPKO për Radion Evropa e Lirë kanë deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për një zgjidhje adekuate, zbatimi i kodit nuk varet vetëm nga vullneti dhe resurset teknike të operatorëve por varen edhe nga relacionet me partnerët e jashtëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje