LAJMI I FUNDIT:

Letra e sinjalizuesit për parregullsitë, reagon BQK: Kanë qëllim dëmtimin e reputacionit

Letra e sinjalizuesit për parregullsitë, reagon BQK: Kanë qëllim dëmtimin e reputacionit

Një email i një sinjalizuesi ka ardhur në redaksinë e Telegrafit, i cili përmban 11 faqe dëshmi të cilat dërguesi pretendon se po bëhen keqpërdorime në institucionin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Sinjalizuesi letrën ia ka dërguar kryetarit të Agjencisë së Kosovës kundër Korrupsionit (AKK) Yll Beleshkaj, ku ai pretendon se janë bërë punësime familjare në BQK në katër vitet e fundit.

E lidhur me këtë letër, ka reaguar sot BQK, teksa thekson çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.


Lexoni të plotë reagimin e BQK-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dje është njoftuar përmes mediave për një letër anonime të dërguar në adresë të Agjencisë Kundër Korrupsion me pretendime të sajuara lidhur me qeverisjen e BQK-së.

BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies.

Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.

Çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media.

Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  
Lexo po ashtu Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  

Sidoqoftë, ne ftojmë të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

Udhëheqja e BQK-së është e përkushtuar që të mbrojë integritetin e institucionit, duke mos lejuar që palë të caktuara të interesit të avancojnë agjendat e tyre përmes dëmtimit të reputacionit të BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Kalo në kategori