‘I premtova vetes se nuk do të divorcohesha kurrë dhe se nuk do t’i vija fëmijët e mi në situatat që kam kaluar vetë.’
Bija ime…
Kur isha e vogël, prindërit e mi u divorcuan. Tani, as nuk më kujtohen më si dukeshin bashkë si çift, apo të gjithë ne si familje, sepse isha shumë e re. Pastaj, kur isha pak më e rritur, ime më u divorcua sërish. Këtë herë, i mbaj mend të gjitha. Mbaj mend zënkat dhe lotët. Më kujtohet kur nuk ndihesha rehat as në shtëpinë time, mbaj mend që doja vetëm të isha diku tjetër.
Jeta vazhdoi dhe u martova. I premtova vetes se nuk do të divorcohesha kurrë dhe se nuk do t’i vija fëmijët e mi në situatat që kam kaluar vetë. Dhe ja ku jemi sot unë dhe ti.
Unë dhe babai yt po i japim fund martesës. Po ndajmë familjen tonë. Dhe ti je në mes të gjithë kësaj.
Rri dhe mendoj nëse të shkon ndonjëherë ndër mend të mendosh se sa fajtore ndihem unë, duke e ditur që po të vë në këtë situatë të dhimbshme për ty. E ke menduar ndonjëherë? A mund ta shohësh në sytë e mi?
Më kujtohet kur isha adoleshente si ty. E ndjeja që një pjesë të trishtimit të sime e mbaja dhe unë, ndjeja se kisha një lloj detyrimi për ta bërë atë të ndihej mirë. Tani që të shoh ty, shpresoj dhe lutem të mos ndihesh kështu për mua.
Supozohet të jem më e fortë se ty. Supozohet të jem ajo që të jep ty siguri, mbështetja jote. Supozohet të jem shembulli yt. Por ka momente kur nuk ndihem e fortë mjaftueshëm as për veten time.
E di që kjo periudhë është tepër e vështirë për familjen tonë, më beso që e di këtë. Tani duket sikur asgjë nuk është e qëndrueshme. Di gjithashtu që po ndjen gjithçka, që nga frika e deri tek zemërimi që po të japin 2 njerëz, të cilët supozohej se s’do të të mërzisnin kurrë.
Mund të të them një histori? Më fal që dështova në atë lidhje që mendohej se do të ishte shembull për ty në të ardhmen. Më fal që dobësitë e mia po të shkaktojnë ty frikë. Shpresoj që një ditë ta kuptosh se në zgjedhjet dhe vendimet e mia kam menduar gjithnjë për interesin tënd të parin. Po mendoj se po bëj atë që është më e mira. E di se dhemb. Shumë…
Por kam disa lajme të mira. Disa të vërteta që unë në moshën tënde nuk i dija. Dëgjoji me kujdes sepse kam nevojë të t’i them sërish.
Problemet mes meje dhe babit tënd nuk janë as 1% për fajin tënd. Nuk është përgjegjësia jote të më bësh mua të ndihem mirë në një ditë të trishtë.
Yt atë të do shumë. Ti dhe babai yt jeni një familje. Ti s’ke pse ta kalosh vetëm gjithë këtë. Shumë njerëz të duan më shumë nga ç’e mendon ti. Asnjë djalë nuk mund të të shërojë plagët që martesa jonë e dështuar të dha. Vetëm zoti mundet. Mos ki frikë të dashurosh dhe të martohesh, mjafton që zgjedhjen ta bësh me kujdes. Mos harro që Zoti do të jetë gjithnjë aty për të të mbrojtur dhe do ta bëjë shumë herë më të lehtë këtë. Do të jesh mirë. E di se e gjithë kjo ishte tërësisht e papritur, sepse kurrsesi nuk do të planifikonim diçka të tillë për familjen tonë. Por e dashur, mos ki frikë…çdo gjë do të rregullohet!
Me dashuri, mami!
Shënim: Letra është shkruar nga Elisabeth K. Corcoran.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
LisaRaye McCoy tregon krenarisht se i qëndroi larg operacioneve plastike: Unë jam një grua natyrale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë