LAJMI I FUNDIT:

Leonora nderohet me mirënjohje nga Atifete Jahjaga (Foto)

Leonora nderohet me mirënjohje nga Atifete Jahjaga (Foto)

Rrëfimet e grave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë janë histori në vete. Por pak kush ka dashur t’i dëgjojë këto përjetime të femrave kosovare që edhe sot mbeten të paragjykuara.

Të mbyllura në një botë në vete ato po kërkonin ndihmën e të tjerëve, sidmos të fermrave të fuqishme në Kosovë për t’i nxjerrur nga vetëizolimi. Këngëtarja Leonora Jakupi, duke dëshmuar edhe një herë anën e saj njerëzore, u doli në ndihmë këtyre viktimave dhe u bë pjesë e kampanjës për t’i ndihmuar ato.

12895532_1093584270704388_1213169405_n


Vajza e dëshmorit të UÇK-së, nuk qëndroi indiferent ndaj përpjekjeve që u bën në Kosovë për t’i mbështetur këto femra që po mbanin në vete një histori trishtimi.

Sipas Magazina.al ajo la aktivitet e saj prej këngëtareje dhe u rreshtua bashkë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe gratë tjera, në kampanjën “Mendoj për ty” që sensibilizon gratë e dhunuara ta shpalosin historinë e tyre.

Për këtë kontribut, Leonora është nderuar me mirënjohje nga Presidenca e Kosovës.

12910981_1093584250704390_1071121700_n

Siç shihet në këto fotografi, Atifete Jahjaga, i ka ndarë Leonores mirënjohjen për kontributin që ka dhënë për afirmimin e statusit të grave që kanë qenë viktimë e dhunës se seksuale gjatë luftës në Kosova.

Leonora e cila deri tash ka realizuar 500 koncerte humanitare, ka marrë një ftesë nga Jahjaga për të qenë mysafire në zyrën e saj. Aty Leonora e shoqëruar nga nëna, mori edhe zyrtarisht, mirënjohje nga presidentja për angazhimin që këngëtarja e hiteve të mëdha, ka pas në mbështetje të grave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale nga serbët.

12935166_1093584247371057_1339080_n

“Mirënjohje i jepet Leonora Jakupit për kontributin e dhënë në afirmimin e statusit të viktimave në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Prishtinë, 9 mars 2016 Atifete Jahjaga Presidente e Republikes se Kosoves”, shkruan në mirënjohjen ndarë Leonorës.

Leonora ka marr shumë cmime, nderime, përkrahje dhe dashuri nga publiku gjatë karrierës së saj 20 vjecare. Por mirënjohja nga insitucioni më i lartë i shtetit, sic është Presidenca, i jep vulë angazhimit të saj edhe në aspektin humanitar.

12939278_1093584260704389_1076966285_n

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori