Leonora Jakupi prej vitesh konsiderohet si një prej artisteve më të kompletuara në estradën shqiptare.

Por, krahas karrierës, këngëtarja nga Drenica komentohet edhe për jetën e saj private, dhe në fokus janë çdo herë edhe postimet që ajo bën në rrjetet sociale.


Dhe ndryshe nga herët e tjera, Leonora sot (e hënë), ka bërë disa postime për personin më të veçantë për të, nënën e saj.

leonorajakupi 253923505 631539397854797 1931832650375836222 n Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Këngëtarja ka uruar nënë për ditëlindjen duke zgjedh disa fotografi ku shihet në përqafim të saj, sipër të cilave ia dedikoi edhe disa fjalë të ëmbla.

“Dashuri pa kusht, engjëlli im, ti që çdo ditë ma bën më të bukur, me ty që me përcolle çdo hap të jetës, jetofsh gjatë zemra ime, urime ditëlindjen jeta dhe shpirti im”, ka shkruar Leonora, duke shoqëruar me nga një foto të ndryshme secilin urim.

leonorajakupi 254004478 1595939814078981 6794604968804137529 n Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Leonora është në përgatitje të një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme. /Telegrafi/

leonorajakupi 254037594 128466612898239 8626188890798339933 n e1636378983815 Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

leonorajakupi 253435484 353924353200088 6331101131996863007 n Foto: Leonora Jakupi/InstaStory