Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është imazhi i preferuar i shumë kompanive vendore, për të qenë fytyra promovuese e produkteve të tyre.


Leonora së fundmi ka qenë e angazhuar në realizimin e një reklame të re për një nga markat e vendit, në të cilën është shfaqur në stilin e një sulltaneshe.

leonorajakupi 178645918 1132589647212735 5905629667399661251 n

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet duke pozuar me fustan dhe kurorë të arit, tamam si një sulltaneshë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve kanë komplimentuar këngëtaren nga Drenica për dukjen.

leonorajakupi 172824569 3685191431590184 8870705380268896632 n 1 Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Leonora përndryshe u ka premtuar fansave të saj se shumë shpejt do të sjellë për ta një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/