Sot (e diel), Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Pas katër muajve tentativë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën të bashkohen për një koalicion bashkqeverisës për katër vitet e ardhshme.


Ky zhvillim i rëndësishëm për vendin, nuk ka ngelur pa u komentuar edhe nga këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi, përmes një mesazhi që ka ndarë në rrjetet sociale, një mesazh ky jo edhe aq i definuar.

“Për disa gjëra do bëhet mirë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në InstaStory.

Ndonëse nuk e bëri më të qartë qëllimin e saj, artistja Jakupi ndër vite ka qenë përkrahëse e PDK-së dhe ruan raporte me një pjesë të mirë të tyre.

83770024 1810024832465876 607017911311138816 n 1 Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Përveç kësaj, Leonora është mjaft e fokusuar në karrierën e saj muzikore dhe këtë vit ka paralajmëruar gjëra tejet të mëdha. /Telegrafi/