Ajo është njëra prej këngëtareve më të dashura shqiptare që ka rrëmbyer zemrat e publikut prej vitesh.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur nga Skënderaj, Leonora Jakupi, e cila komentohet për thuajse çdo paraqitje që bën në rrjetet sociale.


Bukuroshja së fundmi mori vëmendje teksa u shfaq në veshje tradicionale shqiptare.

Screenshot 10 37 Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Ajo ka pozuar me disa veshje, përmes të cilave ka sjell një pamje të transformuar të gërshetuar në stilin modern.

Kjo duket të jetë vetëm për një fotosesion të ri, e jo për ndonjë rast special siç është dasma.

Screenshot 11 28 Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Jakupi përndryshe prej kohësh u bë e ditur se po shijon një lidhje dashurie, pavarësisht se nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit.

Leonora duhet vënë në pah se këtë kohë ka qenë më e fokusuar në karrierë, saktësisht projekte të reja. /Telegrafi/

Screenshot 15 13 Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)