Ata janë së bashku që prej pothuajse një viti.

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, vendosën që të kalojnë një natë të paharruar në Los Anxhelos, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


le1

Aktori 43 vjeçar, dhe dashuria e tij, 21 vjeçe, u nisën për në koncertin e Beyonces dhe Jay-Z natën e së dielës.

Ndërsa Leonardo zgjodhi kapelen e tij të markës tregtare dhe një xhaketë të zezë, Camila dukej gjithashtu mjaft tërheqëse në një fustan të kuq.

le2

Çizmet prej lëkure i dhanë asaj një pamje edhe më të kompletuar.

Çifti dukeshin mjaft të dashuruar, teksa vazhdimisht qëndronin krah njëri-tjetrit.

Çifti ka ndjekur së bashku një numër aktivitetesh të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe festën e 60-të të ditëlindjes së Ellen Degeneres në Los Anxhelos, si dhe Festivalin e Coachella. /Telegrafi/

le3