Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti, ndezën thashethemet e fejesës teksa modelja italiane u pa me një unazë të re në dorën e majtë.

Ceretti, 25 vjeçe, u pa në një drekë me DiCaprion, 49 vjeç, në restorantin meksikan Yuca's në Los Angeles të martën.


Ylli i "ëolf of ëall Street" ishte i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe u përpoq të fshihej me me një kapelë bejsbolli dhe një maskë fytyre.

Screenshot 15 26 Foto: Backgrid

Ndërkohë, Ceretti dukej e lezetshme me xhinse të gjera dhe një pulovër bardh e zi.

Çifti tregoi momente të bukura bashkë, me DiCaprion që e ushqente bukuroshen e tij brune.

Screenshot 16 29 Foto: Backgrid

Është e paqartë nëse unaza e Cerettit është, në fakt, një unazë fejese, por që ka lënë vend për dyshime.

Ata janë së bashku prej më shumë se një viti, ndonëse Leo u komentua edhe për lidhje të tjera.

Screenshot 17 27 Foto: Backgrid

Ajo më parë shijoi një romancë të shkurtër dashurie me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/

Screenshot 18 26 Foto: Backgrid