Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka vënë në shitje apartamentin në një ndërtesë superluksoze në Miami, të cilin e bleu vetëm gjysmë viti më parë për 6.8 milionë euro.

Apartamenti ka rreth 500 metra katrorë në katin e nëntë, dhe ka katër dhoma gjumi, katër tualete dhe një tarracë të madhe prej 200 metrash katrorë nga e cila mund të shijoni pamjen e bukur.


Media të shumta kanë spekuluar se Messi po mendon të kalojë në Inter Miami, klub i David Beckham, në të ardhmen e afërt për shkak të blerjes së atij apartamenti në prill.

Screenshot 23

Messi zotëron gjithashtu një apartament në Porsche Design Toëer në Sunny Isles Beach, të cilin e bleu dy vjet më parë për 8.5 milionë euro.

Ai tani po e shet apartamentin në Miami për 6.8 milionë euro.

Screenshot 24

Prona është bërë e veçantë edhe nga një garazh robotik me 284 vende parkimi që u mundësojnë pronarëve të parkojnë pikërisht përpara apartamenteve të tyre.

Screenshot 25

Ndryshe, objekti ka tre ashensorë që i ngrenë veturat në banesa, të cilat kanë një pishinë private, restorant me tarracë, spa, xhakuzi dhe palestër.

Ndërkohë, Messi është duke u rikuperuar nga një dëmtim që ka ku mungoi në ndeshjen e 29 tetor në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig. /Telegrafi/

Screenshot 26

Screenshot 28

Screenshot 29