LAJMI I FUNDIT:

Lenovo i pari me Windows 8

Lenovo i pari me Windows 8

Edhe pse sipas të gjitha gjasave me daljen e Windows 8 shumë brende do të kenë kompjuterë me Windows 8, tregu më së shumti është i interesuar për tabletët, të cilët sistemi i ri operativ i vendos në vendin e parë dhe paraqitja e të cilëve është shumë e rëndësishme për suksesin e sistemit.

Tashmë kemi shkruar për atë se Nokia sipas të gjitha gjasave po e përgatit një ARM tablet për fundin e vitit, e Lenovo mund të ndodhë të jetë kompania e parë në përgjithësi e cila do të paraqes tablet me Windows 8.

Sipas Lenovos, Windows 8 do të jetë në dispozicion qysh gjatë muajit tetor, për kur Lenovo do të duhej ta ketë gati tabletin e parë me Windows 8 dhe atë pikërisht me procesor nga Intel. Lenovo tashmë ka një pajisje me Windows 8, IeadPad Yoga, që është një tablet konvertibil i paraqitur në muajin janar në panairin CES.

Asus, HP dhe Dell gjithashtu paralajmëruan tabletët e tyre për fundin e vitit, me shfrytëzuesit afarist si cakun primar. Duket se të gjitha kompanitë e përmendura po e shohin Windows 8 si një treg shumë të fuqishëm edhe për afaristët kështu që duket se para nesh është një garë nga e cila, shpresojmë, do të përfitojnë shfrytëzuesit e fundmë. /Telegrafi/