LAJMI I FUNDIT:

Lenjani falënderon të gjithë me një postim emocionues

Lenjani falënderon të gjithë me një postim emocionues

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, thotë se përherë e ka ëndërruar që ta përfaqësojë kombëtaren shqiptare dhe se është krenar që “ka veshur fanellën e shenjtë të Shqipërisë”.

Shqipëria u eliminua nga Euro 2016 duke përfunduar në pozitën e tretë të Grupit A, megjithatë pavarësisht eliminimit Lenjani thotë se ekipi shqiptar realizoi ëndrrën shekullore dhe se kurrë s’do ta harrojë eksperiencën e Euro 2016.

Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punoj shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë. Tani kjo ëndërr u bë realitet, un jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë. Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jem. Është emocionuese për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare. Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që barti këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”, ka shkruar futbollisti në një postim në Facebook.


Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori