Andros Townsend do të zëvendësoj Raheem Sterling te kombëtarja angleze.

Mesfushori me tipare sulmuesi i Manchester Cityt nuk mund të jetë pjesë e Anglisë për dy ndeshjet kualifikuese.


Kjo pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe nuk do të mund të luaj.

Shkalla e lëndimit të ish-futbollisti të Liverpoolit ende nuk dihet, por e rëndësishme është se nuk do të mund të ndihmoj skuadrën.

Andros Townsend i Crystal Palace është i përzgjedhuri i trajnerit Gareth Southgate për të zëvendësuar Sterlingun. /Telegrafi/

townsend

telegrafi sport app