Lëndohet Pogba, Unitedi në ‘zi’ (Foto/Video)

Manchester Unitedit ka humbur një lojtar të rëndësishëm.
‘Djajtë e Kuq’, përveç që po humbin në ndeshjen e Ligës së Evropës nga Fenerbahce, tani i janë shtuar problemet.

Kjo pasi, transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba, ka pësuar lëndim në këtë ndeshje.
Mesfushori francez është lënduar në minutën e 30-të gjatë një dueli me një kundërshtar, teksa është dashur të zëvendësohet nga Zlatan Ibrahimovic.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, por mendohet vetëm një zgjatje e muskulit që mund ta lë jashtë fushave 1-2 javë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































