LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Bianchit lë në hije fitoren e Hamilton

Lëndimi i Bianchit lë në hije fitoren e Hamilton

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili e fitoi garën për Çmimin e Madh të Japonisë, ka thënë se nuk bën lajm triumfi i tij kur njëri nga kolegët ka pësuar lëndim serioz.

“Është padyshim një zhgënjim, lajmi se njëri nga kolegët tanë ka pësuar lëndim serioz. Ky është shqetësimi kryesor”, ka thënë Hamilton.

Britaniku doli përpara kolegut të tij Nico Rosberg, me të cilin do të vazhdojë të garojë deri në fund për titullin e kampionit.

I treti u rëndit kampioni në fuqi, piloti i Red Bullit, Sebastian Vettel.



Ndalet para kohe gara në Suzuka, piloti i Marussias në koma

Ka përfunduar përpara kohe gara për Çmimin e Madh të Japonisë, të zhvilluar këtë fundjavë në pistën e Suzukas, ku janë zhvilluar vetëm 47 xhiro. Një garë, e cila është vënë në diskutim që në momentet e para të nisjes së saj, pasi ende nuk dihej nëse do të garohej apo jo nën kushtet e vështira të motit, i cili premtonte reshje të dendura madje edhe tajfun.

Dy xhirot e para u zhvilluan nën udhëheqjen e ‘Safety Car’, e më pas gara u ndërpre për pak kohë, për të rifilluar pas rreth 20 minutash deri në momentin e xhiros së 47 (tri të fundit nën regjimin e ‘Safety Car’). Në këtë moment, Hamilton mbante kryesimin e garës, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, ndërsa më pas vinin dyshja e “Red Bullit”, Vettel-Ricciardo – transmeton Top Channel.

Por, më i rëndësishëm është incidenti që ka ndodhur në një kthesë nga Jules Bianchi, i cili ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me një vinç që po largonte makinën e Adrian Sutil, të aksidentuar pak çaste më parë, pas të cilit frika ka pushtuar botën e Formula 1 mbi fatin e pilotit të Marussias.

Jules Bianchi është në gjendje kome pas incidentit, megjithatë burime nga spitali bëjnë me dije se ai nuk ka ndalur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.

Babai i piloti francez ka thënë se djali i tij është operuar nga mjekët e Poliklinikës Universitare të Mies, 15 kilometra larg Suzukas, për të reduktuar një hematomë në kokë dhe pas operacionit do të dërgohet në terapi intensive. Gjendja e tij është ende kritike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri

Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri

Bundesliga
Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

La Liga
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë

Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë

Serie A
Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas

Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas

Ndërkombëtare
Kalo në kategori