LAJMI I FUNDIT:

Lëndimet nga aktivitetet sportive

Lëndimet nga aktivitetet sportive

Krahas të gjitha përparësive të cilat i ofron trajnimi, nganjëherë paraqitet edhe efekti negativ: lëndimi. Pa marrë parasysh nëse flitet për dhimbje të vazhdueshme ose për ndonjë problem serioz, lëndimi nuk do të thotë se ju i keni dhënë fund ushtrimeve. Për këtë arsye, mësojuni që të shëroheni më shpejtë dhe t’i ktheheni palestrat për të vazhduar ‘karrierën tuaj të fitnesit’.

Ndezjet
Nganjëherë ndezjet paraqiten 24 apo 48 orë pas aktivitetit fizik. Por mos keni dert, sepse ndezja është shenjë që trupi po përshtatet dhe po përparon. Ndezja duhet të kalojë pas disa ditësh, prandaj prisni. Çdo ditë tendosuni lehtë, ndërsa nëse dhimbja është e madhe, atëherë merrni barna të caktuar kundër ndezjes. Nëse dhimbja zgjat më shumë se një javë ose përcillet me skuqje, ënjtje ose me kërcitje të nyjave, ndoshta keni pësuar një lëndim serioz. Në këtë rast menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut.

Lëndimet akute
Lëndimet e menjëhershme dhe të befasishme shpesh janë pasojë e ngarkesës së tepruar të muskujve, nyjave ose tendinëve. Kështu vjen deri te përdredhja ose luksacioni. Nëse përdredhja nuk mjekohet ajo mund të kalojë në formë kronike. Nëse mendoni se keni pësuar një lëndim akut, menjëherë lajmërohuni te mjeku.


Llojet tjera të lëndimeve
Lëndimet kronike janë shpesh rezultat ushtrimeve të tepruara. Format më të shpeshta kronike janë këto:

– Kur tibia (asht i këmbës nën gju- fyelli i këmbës) dhe indi lidhor që lidh muskujt për këtë asht, janë të ekspozuar vazhdimisht presionit të madh, atëherë mund të ndjeni dhimbje të mprehtë në tibia, e cila mund të shkaktohet me rritjen e menjëhershme të aktivitetit fizik, vrapimit nëpër sipërfaqe jo të rrafshët ose kur mbani këpuca të pa përshtatshme.

– Shpesh paraqitet edhe ndezja e plantar fascie- indi lidhor që gjendet përgjatë shputës, nga thembra deri te gishtërinjtë. Më së shpeshti paraqitet dhimbje e mprehtë në thembër, pikërisht në vendin kur ky ind lidhor lidhet me këmbën. Dhimbja është më e fortë në mëngjes, ndërsa kjo gjendje paraqitet si pasojë e mbajtjes së këpucëve të papërshtatshme ose si pasojë e ushtrimeve të tepërta.

– Prapashtesa “itis” ka të bëje me ndonjë lloj procesi inflamator (ndezje) në muskul, nyje, ligament, tendin ose në ndonjë organ të brendshëm. P.sh. tek artritis paraqitet inflamacioni i nyjave. Këto gjendje janë kronike dhe paraqiten si pasojë e lëndimeve akute të pa mjekuara.

Nëse ndjeni cilindo nga këto simptoma ndalni menjëherë ushtrimet! Kjo ndërprerje duhet të zgjatë së paku 48 orë. Do t’iu ndihmojë nëse vendosni akull në vendin e lënduar dhe e mbani atë për 20-30 minuta. Vendin e lënduar mund ta lidhni me peshqir ose me fashë, të cilët nuk duhet t’i shtrëngoni shumë. Kur jeni duke pushuar, provoni ta çoni pjesën e lënduar të trupit tuaj mbi nivelin e zemrës. /Telegrafi/