Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, që nga fillimi është përcjell me dyshime për korrupsion, keqpërdorime dhe konflikte të interesave politike, thonë njohës të kësaj çështjeje, ndërkohë që këto deklarata mohohen nga zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ali Dragusha, ish-nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thotë se dyshimet për keqpërdorime të llojeve të ndryshme, kanë ekzistuar që nga fillimi i procesit.
“Keqpërdorimet kanë mund të jenë të llojeve të ndryshme, duke ndërhyrë në çmimin e blerjes se ndërmarrjeve, statusin e tyre. Mandej nuk është monitoruar se më çfarë metode janë privatizuar ndërmarrjet. Në ndërkohë më blerësin kanë mundur të bëjnë manovrime të ndryshme, përderisa ka pasur raste që kanë pësuar më fatalitet. Të gjitha këto janë dyshime, që lidhen më një lëmsh shumë të madh në këtë drejtim”, thotë Dragusha
Por, ndryshe shprehet drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se procesi i privatizimit ka qenë dhe është transparent pa ndonjë parregullsi eventuale. Ai me theks të veçantë mohon zërat se gjatë këtij procesi mund të ketë ndodhur shpëlarje parash.
“Çdo pagesë që bëhet pas çdo shitje të aprovuar, realizohet përmes xhirollogarive bankare. Prandaj, çdo transaksion bankar, kontrollohet dhe konfirmohet nga autoritet e duhura shtetërore dhe nuk ekziston ndonjë hapësirë për dyshim për prejardhjen e mjeteve. “Kurse proceset që tashmë AKP-ja është duke monitoruar dhe duke i shtyrë përpara, nuk kemi dyshime për parregullsi”, shprehet Hajdari.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndër vite ka ngritur dy aktakuza ndaj zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, përmes postës elektronike Prokuroria thotë se “njëra është aktakuzë kundër një personi, ndërkaq tjetra është kundër shtatë personave”.
Të gjithë këta persona ngarkohen se kanë kryer veprën penale, siç thuhet në aktakuzë, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Sa i përket aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, Ekrem Hajdari, thekson se këto akuza nuk janë ngritur për shpëlarje parash, por për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Nuk ndërlidhen me dyshime për shpëlarje parash. Akuzat kanë qenë të zyrtarëve të caktuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Do të thotë, procedura rreth procesit të shitjes apo edhe proceseve tjera në kuadër të AKP-së”, tha Hajdari.
Por, Ali Dragusha, thotë se në parregullsitë që e kanë përcjell procesin e privatizimit janë një “lëmsh”, ku, siç thotë ai, “grupe të caktuara kanë realizuar interesat personale dhe grupore”.
Me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, gjithnjë të pakënaqur kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pasi sipas tyre, në organet udhëheqëse të AKP-së, vazhdimisht zgjidhen persona të partive politike. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025