Mario Lemina dëshiron të qëndrojë në Juventus, sipas agjentit të tij.

Mesfushori ka ardhur si huazim nga Marseille me të drejtë blerje për një shumë prej 9.5 milionë euro.


“Ai i ka kaluar problemt me gjurin dhe tani është 100 për qind. Nuk ka qenë e lehtë për të t’i sheh shokët e tij duke luftuar pas fillimit zhgënjyes të kampionatit”.

“Ndaj Atalantas ai tregoi aftësitë e tij teknike, pasi ai ka një sy të mirë për golin. Allegri llogaritë në të për çdo pozitë të mesfushës”.

“Juve është e madhe dhe dëshiron ta fitojë kampionatin me këtë skuadër. Është ende herët të flitet për të ardhmen, por ai dëshiron të qëndrojë në Juventus, pas e dashurin Italinë dhe Torinon. Dhe Juve është Juve”, ka thënë agjenti i lojtarit Yvan Le Mee./ Telegrafi/

telegrafi sport app