“Të përkryera!” Me këtë fjalë emërtohet sindroma e femrave që aspirojnë sukses në të njëjtën kohë në fusha të ndryshme të jetës. Edhe kur ndihen të lodhura, konsumojnë ende energji, gjë që reflektohet mbi lëkurën e tyre, duke e kthyer atë në të zbehtë dhe pa ndriçim.
Çfarë do të thotë lëkurë e stresuar?
Ajo që papritur shndërrohet në të yndyrshme. Manifeston pore të mëdha, akne në moshë madhore dhe shfaqje rrudhash të papritura.
A ka zgjidhje të shpejta për këtë problem?
Nëse lëkura është bërë e yndyrshme dhe me akne, përdorni produkte kozmetike me bazë acidin salicilik. Gjithashtu produktet me bazë retinolin ndihmojnë në rinovimin e qelizave.
Çfarë duhet të bëjmë nëse lëkura është shumë e thatë?
Duhet menduar për një trajtim estetik tek mjeku dermatolog. Një trajtim mund të jetë seanca një herë çdo tre muaj me ‘hidrobalance’. Më saktë, ky trajtim fut nën lëkurë një lloj xheli, i cili e hidraton atë thellësisht. Gjithsesi, çfarëdo seance estetike tek dermatologu të bëni, duhet të evitohen ndryshimet e menjëhershme të temperaturës nga shumë nxehtë në shumë ftohtë ose anasjelltas.
Lëkura e yndyrshme mund të jetë më e prekshme nga stresi sesa ajo e thatë?
Aspak. Edhe ata që nuk kanë pasur asnjëherë problem me aknet mund të manifestojnë shqetësime të përkohshme të tilla. Kjo ndodh kur në trup rritet prodhimi i hormonit të stresit, kortizolit, i cili bën që prodhimi i yndyrës të shtohet.
Edhe lëkura e trupit është po kaq e ndjeshme ndaj stresit?
Po, nëse sistemi imunitar dobësohet. Në këtë moment qelizat e lëkurës kthehen në më pak të oksigjenuara dhe janë shënjestër ndaj aksionit të radikaleve të lira, të cilat sjellin dehidratim apo tharje të lëkurës.
Në cilat periudha të vitit lëkura stresohet më shumë?
Në harkun kohor të ndryshimit të stinëve, njësoj si tani. Lëkura sforcohet më tepër për shkak se dielli nuk e rreh më si gjatë verës dhe anasjelltas. Në këtë periudhë duhet të përdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez.
A ekzistojnë në të vërtetë rrudhat e shkaktuara nga stresi?
Fatkeqësisht po. Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme.
TRI MËNYRA PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS
Dieta AD HOC
Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.
Aktiviteti fizik
Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.
Trajtimet
Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse.
… dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat
Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes
Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia