LAJMI I FUNDIT:

Lekndreaj, MVP i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Lekndreaj, MVP i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës u zhvilluan përballje interesante.

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Basketbollisti më i dalluar ishte Daniel Lekndreaj me dyshifror të dyfishtë 17 pikë e 15 kërcime, tre asistime, si dhe pesë topa të vjedhur. Ai u ndihmua nga Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime dhe dy asistime.

Trepça ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka mundur Ponte Prizrenin. Edhe kësaj radhe te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe 6 asistime.


Golden Eagle Ylli me fitoren ndaj Rahovecit ka dalë në vendin e parë në renditje, ndërsa te therandasit kapiteni Gëzim Morina ishte më i miri me 19 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Peja fitoi në klasiken kosovare ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri edhe në këtë sfidë ishte Arti Hajdari. Ai ndaj prishtinasve kishte 14 pikë, tre kërcime dhe tre asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 17 pikë, 15 kërcime, 3 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 6 asistime

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 19 pikë, 7 kërcime, 2 asistime

Arti Hajdari (Peja) 14 pikë, 3 kërcime, 3 asistime

Fisnik Rugova (Bashkimi) 11 pikë, 13 kërcime, 2 asistime


(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori