Pal Lekaj, tash shef i deputetëve të AAK-së pas dorëheqjes së Donika Kadaj Bujupi nga partia, ka thënë se ata do të vazhdojnë të mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës.
Lekaj ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pasi që kanë konsideruar se janë shterur të gjitha veprimet, që ai i ka quajtur më radikale nga ana e deputetëve të saj. Këtë vendim, ka thënë Lekaj, AAK-ja e ka marrë në struktura të partisë dhe pa sugjerim të dikujt nga jashtë.
“Kjo Qeveri e ka humbur kuptimin. Ne do të vazhdojmë me protesta në shesh dhe këtë duhet ta marrë seriozisht Qeveria. Nëse mendojnë se e kemi nisur kundërshtimin tonë vetëm për të na joshur me pushtet e kanë pasur gabim, sepse ne e kemi bërë këtë sepse kemi konsideruar se marrëveshjet e cenojnë vendin dhe territorin”, ka thënë Lekaj, në Interaktiv të KTV-së.
Lekaj ka thënë se AAK-në me Vetëvendosjen e ka bashkuar kauza e luftimit të të keqes dhe jo lufta për pushtet.
“Ka qenë opozita më e fortë ndonjëherë. Kjo nuk duhet të na ndajë në opozitarizmin dhe bashkë ta ndalim të keqen që vjen nga këto dy marrëveshje tashmë të njohura për opinionin”, ka thënë Lekaj, përcjell koha.net.
Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se fillimisht Vetëvendosje dhe Nisma ishin pajtuar që mes atyre të parave të ketë shpërndarje të barabartë të kandidatëve në listë, por ka treguar se pse u ndanë.
“Vetëvendosje i donte të dyja, edhe bartësin e listës edhe të nominuarin për kryeministër. Ne thoshim se nëse Vetëvendosje merr bartësin e listës, kandidat për kryeministër dhe i dyti në listë të jetë Ramush Haradinaj”, ka thënë Lekaj.
“Vetëvendosje donte që të krijohej lista me emrin ‘Alternativa për Kosovën’ dhe donin që Albin Kurti të jetë në krye të saj. Ne nuk pranonim këtë, sepse e konsideronim si shkrirje të AAK-së”, ka thënë Lekaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale