LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri, një grup banditësh

Lekaj: Përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri, një grup banditësh

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar që përfaqësuesit e Listës Serbe të largohen nga Qeveria e Kosovës, pasi ata e quajtën Ramush Haradinajn kriminel lufte.

“Reagimi i mbrëmshëm kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i një grupi banditësh të veshur në petkun e politikanëve, siç është Lista Serbe, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme për institucionet e Kosovës që ky grup destruktiv i pinjollëve të Nikoliçit, Vuçiqit e Daçiqit, të shpallej ‘i padëshiruar’ dhe të njëjtit të largohen nga qeveria”, ka thënë Lekaj në një reagim përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lekaj thotë se “Këta dhe të gjithë kundërshtarët e Ramushit e të Kosovës duhet ta dinë se nuk jemi pa miq e pa aleat. Prandaj nuk duhet t’iu vjen mërzi pse shumë burrështetas shfaqin habinë për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe presin lirimin e tij të shpejtë”.


Lista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte
Lexo po ashtu Lista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte

“Ish-Presidenti Mesiq vjen nga një shtet që e kupton më së miri se kush është Serbia dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të mbajtur rajonin në tension”.

“Prandaj duke ju thënë ‘vogëlsirave’ të listës serbe, që të mos lëshohen në deklarata të nxitura nga kokat e mësuesve të tyre politik të Beogradit, i garantojmë po ashtu se, përkundër dëshirës së tyre për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi aleat me të gjithë ata që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar para vitit 1999 kur Serbia me ushtri e polici bënte krime kundër civilëve, si në Kosovë, Kroaci e Bosnje”, ka shkruar Lekaj në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori