LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kemi ndërmarrë hapa konkret për rritjen e sigurisë në komunikacion

Lekaj: Kemi ndërmarrë hapa konkret për rritjen e sigurisë në komunikacion

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se për tre muaj kanë ndërmarrë hapa konkret në drejtim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Lekaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kanë përfunduar të gjitha procedurat për të miratuar Udhëzimin Administrativ për themelimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, i cili udhëzim do të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe po ashtu janë dorëzuar pesë projektligje.

Lexoni të plotë postimin e Lekajt në Facebook:


“Pas tre muajsh nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët mes Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, përmes së cilës jemi zotuar të punojmë për të ngritur standardet e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Si Ministri e Infrastrukturës gjatë këtyre tre muajve kemi ndërmarrë hapa konkret në drejtim të rritjes së sigurisë në komunikacion, kanë përfunduar të gjitha procedurat për të miratuar Udhëzimin Administrativ për themelimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, i cili udhëzim do të miratohet nga Qeveria e Kosovës, po ashtu janë dorëzuar pesë projektligje, për plotësimndryshim të neneve, të cilat kanë të bëjnë me harmonizimin me ligjin mbi kundërvajtjet në trafik dhe sot, si pjesë e këtyre aktiviteteve, nënshkruam dy memorandume bashkëpunimi, një me Asociacionin Kosovar të Motorizimit dhe një me ndërmarrjen Infrakos.

Me këta faktorë dhe të tjerë, bashkërisht synojmë që të mobilizohemi për të arritur objektivin tonë kryesor, e që është “viti 2018 – vit i sigurisë në trafikun rrugor” dhe që të arrijmë uljen e aksidenteve dhe humbjen e jetëve të njerëzve.

Me këtë dëshirojmë të sigurojmë të gjithë, se do të jemi bashkë në punë, për qytetarët dhe sigurinë e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori