Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj iu kërkua sot publikimi i kontratës për Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik ku ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj po raporton në lidhje me rritjen e kostos së Autostradës “Arbën Xhaferi” për 63 milionë euro, atij iu kërkua publikimi i kësaj kontrate.
Publikimin e kontratës e kërkoi së pari anëtarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila. “Kërkoj urgjentisht që të publikohet kontrata dhe të dihen dëmet. Nuk është çështje individuale, por e rrezikimit të buxhetit të shtetit”, tha Kusari-Lila.
Publikimin e kontratës e kërkoi edhe deputeti Dardan Sejdiu. “Nuk e kam pa kontratën ministër ju kisha lut që publikoni dy kontratat. Janë kontrata shtetërore”, tha Sejdiu.
Por ministri Pal Lekaj tha se publikimi i kontratës së autostradës përbën shkelje, ndërsa ai nuk do ta nënshkruante sikur atëherë të ishte ministër. “Çuditem që është nënshkruar kjo kontratë. Nuk e kam nënshkruar. Është shkelje nëse publikohet. Sikur të kisha qenë ministër nuk e kisha nënshkruar po mu më obligon kontrata mos me publiku sepse është dëmi shumë më i madh”, tha Lekaj.
Për shtimin e kostos së autostradës me arsyen se është shtyrë nga ana e Qeverisë së Kosovës ky projekt, ministri Lekaj fajësoi qeverisjen e kaluar.
Lekaj tha se Bechtel-Enka ka kërkuar 63 milionët shtesë për periudhën 2014-2016. “Zgjatja e afatit të kontratës është kërku nga ish- qeveria dhe asnjëherë nuk është materializuar me ndonjë vendim. Rrezikon që kjo çështje të përfundojë në arbitrazh”, tha Lekaj.
Ai tregoi se 63 milionët konzorciumi që po rregullon autostradën i ka kërkuar për shpenzimet që i shkaktohen nga zgjatja e punimeve.
Por Hykmete Bajrami tha se ish-qeveria nuk i ka mbetur borxh Bechtel-Enkas. “Bechtel- Enka nuk ka situacione të papaguara në mandatin e kaluar. Ju rekomandoj si deputete që ju rreth vetes të keni njerëz që punojnë për interesa të vendit e jo kështu siç po e shoh këtë raport punojnë në të mirë të Bechtel- Enkas”, tha Bajrami.
Anëtari i komisionit Bilall Sherifi e pyeti ministrin çfarë qëndrime do të mbajë rreth pretendimeve të Bechtel-Enka-s dhe si pret Lekaj të shpëtojë nga borxhi prej 63 milionë eurove.
Lekaj tha se nuk pajtohet me borxhin, ndërsa premtoi insistim për publikim të kontratës. “Ka për të insistuar që të publikohet kontrata dhe të jemi transparentë. Por nëse nuk pajtohet pala, këtë çështje e kryen vetëm Gjykata Themelore. Nuk pajtohem me 63 milionë. Në bazë të kontratës ne do të dakordohemi as më pak as më shumë. Qëndrimi im është se ish qeveria është vonuar”, tha Lekaj. /Kallxo/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit