Nëna e paemëruar nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, e ka lejuar një artist t’i bënte tatuazh të birit të saj nëntëvjeçar.

Pamjet e postuara në Facebook, tregojnë ambientin shtëpiak ku në prani të shumë të rriturve, po ia bënin tatuazhin - për të cilin policia ka thënë se është i përhershëm, transmeton Telegrafi.


Madje, personi që e kreu tatuazhin, është 16-vjeçar dhe ende nuk ka licencë për kryerjen e këtyre vizatimeve në trup.

Gjatë intervistës, ajo ka pranuar se e lejoi të kryhet ky ilustrim, pasi ishte dëshira e fëmijë.

Në anën tjetër, pamjet e shpërndara e tregojnë vogëlushin e mërzitur dhe të lodhur nga ndërhyrjet me gjilpërë.

Ende nuk dihet se çfarë mase do të rëndojë mbi gruan, që lejoi t’i bëhej tatuazh fëmijës. /Telegrafi/