Leipzig mbeti pa Ligën e Kampionëve, dy yjet më të mëdha të klubit paralajmërojnë largimin gjatë verës
RB Leipzig është gati të humbasë dy nga yjet e saj më të mëdhenj këtë verë, Xavi Simons dhe Benjamin Sesko, të cilët pritet të largohen pas një sezoni të shkëlqyer personal.
Sipas Fabrizio Romano, disa klube të Ligës Premier janë të interesuara, ndërsa dëshira e lojtarëve është të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Leipzig e mbylli sezonin në Bundesliga në vendin e shtatë, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, çka ka ndikuar në vendimin e lojtarëve për të kërkuar largimin.
Xavi Simons ka realizuar 10 gola dhe 8 asiste në 32 paraqitje këtë sezon, ndërsa është nën kontratë deri në qershor 2027.
Benjamin Sesko ka shkëlqyer me 21 gola dhe 6 asiste në 44 ndeshje, dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2029.
RB Leipzig ka vendosur çmimin prej 80 milionë euro për secilin prej tyre, duke mos qenë e gatshme t’i lëshojë lirë.
Beteja për transferimin e tyre pritet të jetë e ashpër këtë verë, ndërsa klubet angleze si Arsenal, Manchester United dhe Chelsea i kanë prioritet. /Telegrafi/































