Leicester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Dhelprat janë treguar të fortë për Topçinjtë, të cilët i ka thelluar në krizë me ndeshjen e katërt pa fitore.


Golat në këtë fitore të Leicesterit u shënuan nga Jamie Vardy (69') dhe James Maddison (75').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori i vendasve, Wilfred Ndidi, i cili u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Hector Bellerin që u vlerësua me notë 5.5.

Leicester City:

notat leicesteri e1573328028564

Arsenal:

notat leicesteri 1 e1573328065121

/Telegrafi/

telegrafi sport app