Legjenda e Bullgarisë dhe futbollit botëror, Hristo Stoichkov shpërtheu në lot, teksa fliste për abuzimin racor që iu bë lojtarëve të Anglisë në ndeshjen e së hënës ndaj kombëtares së vendlindjes së tij. 

Në kualifikueset për Euro 2020 në Sofje, ndeshja u ndërpre dy herë, pasi lojtarët anglezë iu nënshtruan thirrjeve tronditëse raciste me zhurma sikurse majmun nga tifozët vendas.


UEFA që nga ajo kohë ka hapur procedura disiplinore ndaj Bullgarisë për një numër akuzash dhe mbetet të shihet se sa i rëndë do të jetë dënimi i tyre.

19708088 7576139 Fans do a Nazi salute despite repeated warnings about the match  a 47 1571155759771

Stoichkov, lojtari më i madh i Bullgarisë në histori, u pyet si të luftohet racizmi gjatë një paraqitje televizive në TUDN, një kanal sportiv amerikan në spanjisht dhe u emocionua kur e dha përgjigjen e tij.

“Cila është zgjidhja?, prezantuesi e pyeti Stoichkovin, i cili filloi të përgjigjet: ‘Tifozët nuk duhet të lejohen në stadium apo të ketë edhe ndëshkime më të rënda”.

19780856 7579045 image a 15 1571219523979

“Si në Angli për vite me radhë. Pesë vjet pa shkuar në stadium. Njerëzit nuk meritojnë të vuajnë”, ka tha ai.

53-vjeçari u përkul dhe dukej se filloi të qajë ndërsa biseda u transferua te mysafirët e tjerë.

Stoichkov e fitoi Topin e Artë në vitin 1994 dhe fitoi tituj të shumtë me CSKA Sofje dhe Barcelonën gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app