Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, ka marr kritika të ashpra nga legjenda e Francës, Jean-Pierre Papin.

Ish-sulmuesi i Milanit, në një intervistë për “France Football” nuk i ka kursyer kritikat për argjentinasin sa i përket paraqitjeve me klubin parisien.


“Kur e shihja duke luajtur për një vit, nuk pata përshtypjen se donte ta prishte terezinë”.

mauro icardi psg paris saint germain 2019 20 v0tahz4fbnwz1etin9a7injtt

“Si është e mundur? Në gjuhën e trupit të tij nuk pashë dëshirë. Nga sa kam parë deri tani, kam dyshime të mëdha për personalitetin e tij”.

“Ndjej që nuk i pëlqen konkurrenca. Tek Interi ishte mbresëlënës, si yll dhe kapiteni i padiskutueshëm. Në Paris është një lojtar normal, prapa Neymarit, Mbappes dhe disa të tjerëve”.

mauro icardi

Papin kishte edhe disa fjalë të mira për të thënë në lidhje me sulmuesin argjentinas, duke lavdëruar instinktet e tij përpara portës.

"Ai është një gjahtar i pastër i golave".

Jean Pierre Papin

“Ai di si të pozicionohet përpara portës. Ai e kupton se ku do të shkojë topi, gjë që është ideale kur rrethoheni nga shokët e ekipit që kanë vizion të tillë si Neymar, Mbappe dhe Di Maria - megjithëse nuk kujdeset shumë në mbrojtje”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app