LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Arsenalit: Vazhdimi i kontratës nga Ozili, si transferim i ri për tifozët

Legjenda e Arsenalit: Vazhdimi i kontratës nga Ozili, si transferim i ri për tifozët

Legjenda angleze, Martin Keown beson se kontrata e re e Mesut Ozil ka revanshuar humbjen e transferimit të Alexis Sanchez në Manchester United.

Arsenali gjithashtu ka sjellë Pierre-Emerick Aubameyang në ditën e fundit, ndërsa lëvizja e Henrik Mkhitaryan në Emirates ishte pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me largimin e Sanchez.

Pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror, te Arsenali erdhi edhe vazhdimi i kontratës nga ylli gjerman, Ozil, e cila sipas Keown është si transferim i ri për Topçinjtë.


Ozil me mesazh emocionues pas nënshkrimit të kontratës: Kam vendosur me zemër për Arsenalin
Lexo po ashtu Ozil me mesazh emocionues pas nënshkrimit të kontratës: Kam vendosur me zemër për Arsenalin

“Është një lajm i mirë për Arsenalin. Për tifozët, ai pothuajse do të ndjehet si një tjetër nënshkrimi i ri”, ka thënë Keown Daily Mail.

Martin Keown, ish-kapiteni dhe legjenda e Arsenalit (Getty Images)

“Arsenali është në pozitën më të ulët në ligë që nga fillimi i negociatave me Ozilin dhe kjo mund të jetë një shfaqje masive e besnikërisë nga lojtari”.

“Arsenali i duhet atij më shumë se kurrë dhe për ta mbajtur atë të lumtur Arsene Wenger do të duhet të blejë lojtarët e duhur në verë”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Arsenali e konfirmon, Ozil ka nënshkruar kontratë të re me klubin
Lexo po ashtu Arsenali e konfirmon, Ozil ka nënshkruar kontratë të re me klubin

Kontrata e re e Ozilit thuhet se është në vlerë prej 350,000 funteve në javë dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.

Mesfushori kreativ gjerman ishte i lidhur me skuadra si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Juventusi, por zgjodhi të vazhdoj me klubin nga Emirates. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori