LAJMI I FUNDIT:

Legalizohen rreth 30% e ndërtimeve pa leje në rrethinën e Dibrës

Legalizohen rreth 30% e ndërtimeve pa leje në rrethinën e Dibrës

Në komunat e Dibrës, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë nga gjithsej 9.869 kërkesat e dorëzuara për legalizim përfundimisht me janarin e këtij viti janë legalizuar 2.954 objekte funksionale të ndërtuara pa leje ose 30% nga ndërtimet e regjistruara ilegale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Petrit Paçukut, udhëheqës në sektorin për urbanizëm, nga numri i përgjithshëm i vendimeve pozitive janë dhënë për 972 objekte.

‘Në sektorin për urbanizëm në komunën Qendra Zhupë, në të dy afatet janë dorëzuar 2.092 kërkesa për legalizim. Nga numri i përgjithshëm vendime pozitive janë dhënë rreth 30% nga dorëzuesit e kërkesave dhe janë regjistruar në Agjencinë për kadastër të patundshmërive. E shfaqur në shifra janë legalizuar 589 ndërtime pa leje’, thotë Shain Shaqiri, udhëheqës i sektorit për urbanizëm.


Në sektorin me menaxhim me tokë ndërtimore pranë komunës Mavrovë Rostushë, sipas udhëheqësit Haris Ibrahimi, janë dorëzuar 4.590 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje. Janë dhënë 1.393 vendime, gjegjësisht pozitivisht janë zgjidhur mbi 30% nga numri i përgjithshëm i kërkesave. Në tre komunat mbi 500 kërkesa janë në vijim të zgjidhjes. Nga këto komuna theksojnë se procesi po zhvillohen ngadalshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kalo në kategori