LeBron shkëlqen dhe Lakers marrin fitore të madhe ndaj Milwaukee Bucks – Rikthehen në Play-Off pas gjashtë viteve

Los Angeles Lakers ka fituar superderbin e mbrëmjes në NBA përballë Milwaukee Bucks.
Ishte një përballje e dy skuadrave më të mira këtë edicion në NBA, vendi i parë në Konferencën e Perëndimit me vendin e parë në Lindje.
Lakers në fund kanë marrë fitore me 10 pikë diferencë 113:110, në një takim ku shkëlqeu LeBron James.
‘Mbreti’ James realizoi 37 pikë, si dhe shtoi tetë kërcime, shtatë asistime e tre topa të vjedhur në këtë triumf të Lakers.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që ndeshjen e përfundoi me 30 pikë e nëntë kërcime.
Tek mysafirët më efikasi si gjithmonë ishte Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.
Me këtë fitore Lakers kanë siguruar edhe zyrtarisht Play-Offin pas gjashtë viteve mungesë.
Lakers aktualisht ka bilanc prej 48 fitoreve e 13 humbjeve, derisa Bucks vazhdojnë në pozitën e parë në Lindje me bilanc prej 53 fitore e 10 disfata. /Telegrafi/ Rezultatet:
Washington Wizards – Atlanta Hawks 118:112
Brooklyn Nets – San Antonio Spurs 139:120
New York Knicks – Oklahoma City Thunder 103:126
Boston Celtics – Utah Jazz 94:99
Chicago Bulls – Indiana Pacers 102:108
Minnesota Timberwolves – Orlando Magic 118:132
New Orleans Pelicans – Miami Heat 110:104
Dallas Mavericks – Memphis Grizzlies 121:96
Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 127:117
Los Angeles Lakers – Milwaukee Bucks 113:103




















































