LAJMI I FUNDIT:

LeBron James nuk pranon që në fanellën e tij të ketë “Black Lives Matter” kur të rikthehet sezoni në NBA

LeBron James nuk pranon që në fanellën e tij të ketë “Black Lives Matter” kur të rikthehet sezoni në NBA

LeBron James ka zbuluar se ai nuk pranon që në fanellën e tij të shkruhen thënie në mbështetje të personave me ngjyrë kur të rikthehet sezoni i NBA që ishte ndërprerë nga coronavirusi në muajin mars.

Los Angles Lakers do të rikthehen të luajnë më 31 korrik kundër rivalit lokal Clippers, mirëpo me rregulla të reja për t’u mbrojtur nga COVID-19.

NBA ka bërë të ditur se do t’i lejojnë lojtarët që të mbajnë mbishkrime në fanellat e tyre për t’i mbështetur personat me ngjyrë, veprim ky i njëjtë me atë që po bëjnë lojtarët në futboll.


“Nuk më duhet të kem diçka në fanellën time që njerëzit të kuptojnë misionin tim apo për çfarë jam aty për të bërë”, ka thënë James.

“Nuk është një mos respektim i listës me fjalë që u janë dhënë lojtarëve që kanë të drejtë t’i vendosin në fanellat e tyre”.

“Misioni im është të kem gjëra të tjera, jo për këto thënie, pasi mesazhi mbetet aty dhe kaq, harrohet. Duam të ndikohet diku tjetër, jo në fanellat tona”, ka shtuar më tej ai.

NBA ka publikuar thëniet që mund të lejohen të vendosen në vend të emrit të lojtarëve: Black Lives Matter (Jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi), Say Their Name (Thuajeni emrin e atyre), I Can’t Breathe (Nuk mund të marrë frymë) dhe Respect Us (Respektonani ne). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori