Sezoni i ri, por Leart Paqarada ai i vjetri që jep kontribut të jashtëzakonshëm për St Paulin.
Mbrojtësi i majtë i Kosovës e ka nisur si titullar sezonin e ri me St Paulin dhe me shiritin e kapitenit në krah.
Paqarada ka qenë fantastik në 45 minutat e para të ndeshjes mes St Paul dhe Nurenberg 3-0.
Reprezentuesi kosovar fillimisht dha një asistim në minutën e 24-të për Irvine që shënoi për 1-0.
Ndërkohë në minutën e 38-të, Paqarada e shtoi emrin në listën e realizuesve pasi shënoi nga penallti për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës vendase.
St Pauli shkoi në pushim mes dy pjesëve me tre gola diferencë, pasi po udhëheq 3-0 përballë Nurnbergut në xhiron e parë të Bundesliga 2.
Në bankë për klubin gjerman ndodhet edhe Betim Fazliji që dje kompletoi transferimin te St Pauli. /Telegrafi/
37' It's two!!! #Paqarada sticks it into the bottom right-hand corner with aplomb.#fcsp #fcspfcn 2-0
— FC St. Pauli English (@fcstpauli_EN) July 16, 2022