LAJMI I FUNDIT:

Leao refuzon Chelsean dhe Real Madridin për kontratën e re me Milanin

Leao refuzon Chelsean dhe Real Madridin për kontratën e re me Milanin

Ylli i Milanit, Rafael Leao thuhet se ka refuzuar ofertat e Chelseat dhe Real Madridit dhe dëshiron të vazhdojë me kuqezinjtë.

Marrëveshja e yllit portugez në San Siro skadon në qershor të vitit 2024 dhe bisedimet me kuqezinjtë janë duke vazhduar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea dhe Real Madrid thuhet se kanë zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, por Leao i ka shpërfillur të dy gjigantët evropianë pasi dëshiron të vazhdojë me Rossonerët.


Leao: Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Leao: Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve

Marrëveshja ekonomike mes dy palëve nuk besohet të jetë problem, me Milanin që planifikon të rrisë pagën e tij në shtatë milionë euro në sezon.

Megjithatë, nuk ka ende një marrëveshje për gjobën me vlerën e më shumë se 20 milionë euro që Leao i detyrohet ish-klubit të tij Sporting Lisbona për ndërprerjen e kontratës së tij në mënyrë të njëanshme në vitin 2018.

Përfaqësuesit e lojtarit presin që Milani të paguajë një pjesë të tarifës, diçka që Milani nuk është i bindur ta bëjë.

Mediumi A Bola raportoi javën e kaluar se përfaqësuesit e Chelseat kanë takuar Sportingun për të pasur një pamje të plotë të situatës, por sipas GDS, Leao nuk dëshiron të transferohet në Stamford Bridge dhe ka ngarkuar agjentët e tij që të arrijnë një marrëveshje me Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Ndërkombëtare
Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Ndërkombëtare
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Ylli i Bayern Munichut këput ligamentin, humb sezonin

Ylli i Bayern Munichut këput ligamentin, humb sezonin

Ndërkombëtare
Real Madridi blindon Asencion me një super-kontratë dhe klauzolë të lartë largimi

Real Madridi blindon Asencion me një super-kontratë dhe klauzolë të lartë largimi

La Liga
Kalo në kategori