"Le të han edhe Olta", del videoja që tregon se si Sasa e ofendoi Olta Gixharin në spektakël

Në spektaklin “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, opinionistja Olta Gixhari u përfshi në një debat të nxehtë rreth sjelljeve të Sases brenda shtëpisë, duke e vlerësuar një prej veprimeve të saj si “kërcënuese”.
Gjatë analizës së klipit, ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta deklaroi se situata ishte tejet e papërshtatshme dhe se një gjest i tillë, nëse do të ishte bërë nga një mashkull ndaj një femre, do të sillte pasoja shumë më të rënda.
“Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai do të dilte me zarf të zi”, u shpreh Gixhari, duke aluduar se produksioni mund të jetë i prirur të zbatojë standarde të dyfishta në bazë gjinie.
@jetaekakshu #bigbrother #bigbrothervipkosova #bigbrothervip #oltagixhari#fyppppppppppppppppppppppp @Alaudin Hamiti @jonidavokshi1 ♬ original sound - Ehhpojetaekakshuu
Deklarata e saj ndezi reagime të menjëhershme në studio, por duket se më së shumti e preku vetë Sasën, e cila nga shtëpia reagoi me nervozizëm ndaj komenteve të opinionistes. Në një moment, ajo u dëgjua duke thënë me ironi dhe acarim: “Le të han Olta, le të han”.
Pritet që dinamika mes tyre të vazhdojë të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve në ditët në vijim, ndërsa publiku tashmë po ndjek me vëmendje çdo zhvillim të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

















































