Le Pen nuk e përkrahë as Hollande as Sarkozyn

Përpara një turme përkrahësish në Paris, Le Pen u shpreh se ajo personalisht do të hedhë një votë të pavlefshme në kuti, ndërsa i bëri thirrje mbështetësve të saj që të ndjekin ndërgjegjen e tyre, transmeton TCH.
”Personalisht, kam bërë zgjedhjen time dhe do të hedh një votë të bardhë. Ne jemi shndërruar në qendrën e grevitetit të politikës franceze dhe Fronti Kombëtar ka propozuar një projekt emancipimi, i cili nuk mund të mos merret në konsideratë nga kushdo
Të dy kandidatët që diskutojnë mandatin në krye të “Elysse”, në zgjedhjet e 6 majit, janë përpjekur të joshin një pjesë sa më të madhe të mbështetësve të ekstremit të djathtë, lëvizjes së tretë më të madhe në Francë.
Në raundin e parë, Le Pen fitoi 6,5 milionë vota ose rreth 18% të totalit, duke befasuar sondazhet që e shihnin në disa përqind më pak.
Pesë ditë përpara zgjedhjeve, sondazhet japin të gjitha në avantazh kandidatin socialist, Francois Hollande, që pritet të grumbullojë 54 pwr qind të votave, përballë 46 pwr qind të Sarkozyt. /Telegrafi/



















































