LDK zyrtarizon prishjen e koalicionit me AKR-në në Mitrovicë
6:"Jehona
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi përmes një konference për media ka bërë të ditur se kanë shkëputur koalicionin me AKR-në e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri.
Kamberi ka thënë se vendimi është marrë dje në pajtueshmëri me të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë.
Ai ka thënë se deri tek ky vendim kanë ndikuar shumë arsye.
Kamberi ka theksuar se në vazhdimësi si LDK kanë dhënë kontributin në përmirësimin e jetës dhe qeverisjes së Mitrovicës.
Ai ka theksuar se LDK do të vazhdojë si e vetme që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë pretendente për marrjen e pushtetit në Mitrovicë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























