Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj është duke diskriminuar bujqit.
Ai ka ngritur një paralele në mes të mjeteve të ndara për bujqit në veri si dhe për bujqit në komunat e tjera të Kosovës.
Reagimi i Hotit:
Diskriminimi i bujqve nga Qeveria Haradinaj
Në raportin e punës të Qeverisë Haradinaj, e arritur është paraqitur edhe Udhëzimi Administrativ 09/2018 i Ministrit të Bujqësisë. Ky udhëzim diskriminon bujqit. Derisa bujqve në katër komunat në veri, që janë kryesisht të komunitetit serb, shteti përmes granteve ju mbulon 90% të investimit në bujqësi, për bujqit në komunat e tjera në gjithë Kosovën mbulimi i investimeve është vetëm 50%.
Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020 nuk parasheh ndarje të veçantë të granteve investive për zona të caktuara. Masat për mbështetje të bujqve aplikohen në tërë territorin e Kosovës, varësisht prej kulturave bujqësore.
Agjencia Kundër Korrupcionit e ka anuluar thirrjen për aplikim për grante të Ministrisë së Bujqësisë të datës 14 prill 2018, me arsyetimin se ajo ka përmbajtje diskriminuese. Por, Ministri i Bujqësisë ka vazhduar me nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ 09/2018, ku e ka përligjur diskriminimin, dhe më datë 26 maj 2018 e ka rihapur thirrjen për aplikim për bujqit. Anomalia e kësaj situate është e tillë që thirrja për aplikim për bujqit është bërë më 26 maj 2018, e cila thirrje është bazuar në Udhëzimin Administrativ 09/2018 që ka hyrë në fuqi më 31 maj 2018 (që është 5 ditë më vonë).
Diskriminimi është edhe më i thellë. Në thirrjen për aplikim për grante, bujqit shqiptarë duhet të dorëzojnë vërtetimin për pagesën e tatimit në pronë. Ndërkaq, për bujqit e komunave në veri kjo nuk kërkohet dhe, për më tepër, nuk kërkohet as vula e Republikës të Kosovës në dokumentin e lejes së ndërtimit.
Në interpelancën parlamentare të ftuar nga LDK-ja, u kërkua që ky udhëzim të shfuqizohej. Por, deputetët e koalicionit PAN e mbrojtën këtë udhëzim duke votuan kundër shfuqizimit.
Ministri i Bujqësisë ishte akuzuar publikisht nga fqinjët e tij shqiptarë se kishte keqtrajtuar shqiptarë gjatë luftës. Por, Kryeministri nuk kishte guxim të shkarkojë. Tash ky ministër bëri një hap tjetër duke miratuar udhëzime diskriminuese për të shpërndarë miliona euro taksa t qytetarëve për një zonë të caktuar, që banohet kryesisht nga komuniteti serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker