LAJMI I FUNDIT:

LDK premton ndryshime rrënjësore në Prizren

LDK premton ndryshime rrënjësore në Prizren

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë shprehur të martën të bindur se qytetarët e Prizrenit do të përcaktohen për të lënë prapa qeverisjen e keqe 10 vjeçare të kësaj komune, duke votuar më 22 tetor Hatim Baxhakun për kryetar komune dhe kandidatët e LDK-së për këshilltarë komunalë.

Gjatë shpalosjes së programit qeverisës dhe prezantimit të kandidatit për kryetar dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka theksuar se qeverisja me në krye Hatim Baxhakun do ta ndalë keq-qeverisjen, korrupsionin dhe nepotizmin.

Duke folur para të pranishmëve, të mbledhur në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pavarësisht motit me shi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që Prizreni duhet t’i kthehet LDK-së.


“Kjo forcë garanton se ky qytet do të qeveriset mirë. Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet”, ka theksuar Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe LDK-së më 22 tetor në Prizren dhe ka premtuar ndryshime radikale në mënyrën e qeverisjes së kësaj komune.

“Ne do t’ia kthejmë qeverisjen qytetarëve, pa asnjë dallim, duke ndalur degradimin e deritanishëm”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, ai dhe LDK në Prizren kanë program konkret dhe të realizueshëm, për ta ndryshuar radikalisht Prizrenin.

“Fitorja jonë në këto zgjedhje është shkëputje nga qeverisja shkatërrimtare, e uzurpuar nga pushtetarët dhe familjarët e tyre. Ne do të ndërpresim praktikat e nepotizmit dhe ryshfetit për të kryer punë”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, qeverisja nën drejtimin e tij, pas 22 tetorit, në fokus kryesor do të ketë zbatimin e ligjit me çdo kusht dhe ndaj çdokujt.

“Unë dhe qeveria lokale që do ta udhëheqi, do të jemi të hapur e transparent. Paranë publike do ta menaxhojmë me përgjegjësi dhe do ta përdorim vetëm për investime në të mirë të qytetarëve”, ka theksuar Baxhaku.

Baxhaku ka premtuar bashkëpunim me qytetarët dhe ekspertët e shoqërinë civile për zbatimin e programit të tij qeverisës për Prizrenin, i cili, sipas tij, do të sjellë ndryshime pozitive për të gjitha fushat e jetës në këtë komunë.

Ai ka premtuar luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Prizrenit për t’ua kthyer shpresën e vrarë nga qeverisja e keqe 10 vjeçare e kësaj komune. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori