LAJMI I FUNDIT:

LDK-në e hesht arrestimi i asambleistit të saj për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares (Video)

LDK-në e hesht arrestimi i asambleistit të saj për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka thënë asnjë fjalë rreth skandalit të shkaktuar nga asambleisti i Komunës së Mitrovicës, i cili u arrestua si i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture.

Dyshohet se asamblisti e ngacmonte të miturën kur ajo shkonte në shitoren e tij që gjendet përballë shkollës.

Policia nuk jep detaje, përveç faktit se po mban në paraburgim të dyshuarin.


KTV-ja, gjatë tërë ditës, ka tentuar të marrë një qëndrim nga zyrtarë të LDK-së në Mitrovicë.

Kryetari i degës së LDK-së, njëherësh nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, nuk ka dashur të flasë. Sulmi seksual ndaj të miturës nga një i zgjedhur i popullit ka nxitur shumë reagime.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF thekson se akte të tilla të paprecedentë ndaj fëmijëve janë shqetësuese, të papranueshme dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.
“Këto akte shkaktojnë pasoja të dëmshme afatgjate e shpesh të parikuperueshme fizike dhe psikologjike për fëmijët”.

Ndërsa në reagimin e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës thuhet se ngacmimi seksual duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi, e në veçanti duhet të trajtohet me seriozitet të shtuar kur viktimë e kësaj vepre të kundërligjshme janë fëmijët.

https://vimeo.com/158517058