LAJMI I FUNDIT:

LDK konfirmon votën për demarkacionin

LDK konfirmon votën për demarkacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimeve të fundit dhe thirrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të debatohet për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Shënjimit të Kufirit me Malin e Zi, kryesia e LDK-së edhe një herë e konfirmon mbështetjen e plotë për këtë Projektligj.

“LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Kundërshtimi i deritashëm i saj, siç po dëshmohet haptazi, ka qenë vetëm një kauzë fiktive dhe jashtëzakonisht e dëmshme”, thuhet në njoftimin e LDK-së, përcjell Telegrafi.

Sipas LDK-së, mosratifikimi i saj deri më tani, vendin tonë e mbajti të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët tanë i la pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes.


“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

“Në këtë moment të rëndësishëm, LDK-ja kërkon nga shumica parlamentare që ta dëshmjë mbështetjen për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

LDK-ja do të vijojë të mbështesë qartazi perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlanike, si dhe do të mbështesë të gjitha proceset që shkojnë në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori