LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 3° clearsky_day

LDK-ja në Prizren e zhgënjyer me qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj

LDK-ja në Prizren e zhgënjyer me qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është vlerësuar si zhgënjyese nga grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës.

Shefi i këtij grupi, Haziz Hodaj ka theksuar se Totaj nuk e ka përmbushur zotimin për një Prizren të zhvilluar në aspektin ekonomik.

“I kam thënë disa herë, nuk e di se me çfarë do të mbaheni në mend kur shkoni nga qeverisja e Prizrenit. Sigurisht që ka nevojë qyteti e rrethina për infrastrukturë, kanalizime, për ujëra, etj., mirëpo kjo i ngjan buxhetit të viteve të emergjencës kur realisht qytetarët nuk kanë pas asnjë gjë nga infrastruktura. Tash pas 25 vitesh të merremi ende me këto gjëra elementare dhe mos të merremi me projekte kapitale, që do ti mbesin Prizrenit si nevojë, kjo vërtetë është e çuditshme”, ka thënë Hodaj për Telegrafin.


Sipas tij, nuk është zbatuar asnjë projekt i mirëfilltë për lumin e qytetit.

“Do ta lakmonte secili qytet ta kishte një Lumbardh, një lum midis qytetit, por të cilit nuk i kushtohet rëndësi në asnjë mandat, në asnjë qeverisje. Është viti i 25-të. Në kohën e Titos kur është bërë shtrati i lumit dhe nuk është prekur. Do të ishte një atraksion turistik, një bukuri që do ta hijeshonte qytetin e Prizrenit rregullimi i shtratit të Lumbardhit”, është shprehur Hodaj.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur jetësim as të projekteve për teleferikun, parkingjet nëntokësore, apo varrezat e reja të qytetit.

“Do të thotë janë këto projekte kapitale që do të duhej të merrej kryetari në radhë të parë  dhe ti kishte prioritet. Sigurisht që jemi të zhgënjyer në këtë drejtim. Përndryshe nëse themi se është punuar, po është punuar, vende vende edhe pa nevojë, sepse hiq kubëza ndërto kubëza, hiq trotuar bën trotuar, qyteti i Prizreni ka pas trotuare dhe nuk kemi nevojë çdo dy tri vjet që ti ndërrojmë kubëzat nëpër trotuare, nëpër rrugë, sepse ka nevoja edhe tjera që i përmenda. Kështu që nuk jemi të kënaqur me trendin që qeverisja e ka aplikuar gjatë këtyre viteve”, ka deklaruar Hodaj për Telegrafin.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal. Ai pat premtuar qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Magazina
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori