LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja në pozitë të pafavorshme (Video)

LDK-ja në pozitë të pafavorshme (Video)

Ndonëse në zgjedhjet e sivjetme Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e treta për nga përqindja, ky subjekt pritet të ketë rolin kyq për krijimin e institucioneve të vendit.

E pikërisht ky fakt e ka vënë këtë parti dhe udhëheqësit e saj në një pozitë të pafavorshme, ngase sipas analistëve vendimi i tyre për të hyrë apo jo në koalicionin që do krijonte qeverinë do ishte një rriskë i madh edhe për të edhe për elektoratin e saj.

Kryetari Mustafa, nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë me dije që janë të gatshme siç tha ai për interes të vendit, të bisedojnë për një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen por pa PDK-në.


Profesori i Shkencave Politike, Afrim Hoti tha se pozicioni i Isa Mustafës, sidomos pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve është shumë i pafavorshëm, dhe mbi këtë bazë jo vetëm LDK-ja, por asnjëri nga subjektet politike nuk e ka mundësinë që të formojë vet Qeveri stabile me përqindjen e numrave të arritur, prandaj edhe bëhen edhe oferta të atilla për koalicione pas zgjedhore.

Kurse profesori Mazllum Baraliu, deklaroi se nga përvoja e kaluara është dëshmuar se subjektet politike synimin e tyre kryesor e kanë si të vijnë deri tek pushteti dhe jo si të forcohet shteti, dhe në këtë mënyrë ai nuk i sheh befasuese kombinacionet politike që kishin mundur të ndodhin në momentet e fundit./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori