LAJMI I FUNDIT:

LDK dyshon se votat me postë janë te manipuluara (Video)

LDK dyshon se votat me postë janë te manipuluara (Video)

Nëntëmbëdhjetë votat diferencë në Komunën e Dragashit, po e shtyjnë Lidhjen Demokratike të Kosovës të mendojë se votat me postë janë të manipuluara apo vota të porositura.

Këtë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri i cili ishte i ftuar në emisionin “Click” të RTV21.

Teksa fliste për votat me postë, Beqiri u mundua të sqarojë opinionin në lidhje me deklaratën e tij për këto vota sot në konferencë për media.


“Unë asnjëherë nuk e kam thënë se sot e pash ish mundua dikush me pleqërua  se si unë kam fol për votat e mërgimtarëve. Nuk po flasim për votat e mërgimtarëve, por për votat e komunitetit serbë dhe malazezë që në rastin e Istogut mund të jenë indikacione që mund të jenë të porositura”, tha Beqiri, duke shtuar se këto mendime vijë nga fakti se si munden partitë të dinë se kush do të fitojë.

Kjo sipas tij, është e papranueshme.

“Për me vendos se kush do të qeverisë… njerëz që jetojnë qe 20 vjet jashtë dhe nuk dinë sesi kanë ardhur votat, kjo nuk do të kishte sens. Pa i sqarua mirë me i pa se si janë ato, a janë nga një dorë e shkruar, sepse ka pasur gjëra të tilla. Këto janë ato dilemat tona që në këto raste është dashur me i sqarua”, përfundoi Beqiri./21Media/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori