LAJMI I FUNDIT:

LD propozon përdorimin e dronëve për zbulimin e ndotësve të ajrit

LD propozon përdorimin e dronëve për zbulimin e ndotësve të ajrit

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë përmes një komunikate propozon që të përdoren drone në identifikimin e ndotësve të ajrit në qytetet më të mëdha si Shkupi, Tetova, Kumanova, Manastiri etj.

“Është e qartë që numri i vogël i “inspektorëve ekologjik” nuk mund të menaxhojnë me ndotësit e ajrit, sidomos ata që përdorin vaj motorik ose vaj për ushqim, plastikë, goma dhe mjete tjera të palejueshme për ngrohje, sugjerojmë që Ministria e Ambientit Jetësor të blejë drone dhe të fillojë me zbulimin e ndotësve të ajrit dhe helmuesve të qytetarëve”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti gjithashtu propozojnë monitorim të shtuar në deponinë “Dislla” që të pengohet ndotja gjatë djegies së mbeturinave mjekësore./Telegrafi/